Gjykata Kushtetuese për herë të parë raporton një gjyqtar për mosrespektim të vendimit, rasti shkon në Prokurori

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Prokurorinë Publike dhe Këshillin Gjyqësor se një gjyqtar i Gjykatës Themelore Civile Shkup, i cili ka vepruar në lëndën e gazetares Natasha Stojanovska, nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka mundësuar ushtrimin e lirive dhe të drejtave kushtetuese të parashtrueses, edhe pse ato ishin përcaktuar me vendimin e saj.
Gjykata Kushtetuese, për herë të parë që nga themelimi i saj, ka aplikuar një mekanizëm të ri për zbatimin e vendimeve, i cili mundëson mbrojtjen e vendimeve të vetë Gjykatës. Ky mekanizëm është paraparë me Aktin e Gjykatës, i cili hyri në fuqi në shtator të vitit 2024.
“Plotfuqishmëria dhe ekzekutueshmëria e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mbrohen edhe me sanksione penale në rast se ato nuk zbatohen. Kjo vepër penale, përfshirë çështjen nëse ka refuzim për zbatimin e vendimit dhe përgjegjësi penale të një personi të caktuar, është në kompetencë të prokurorisë publike dhe gjykatës kompetente”, njoftoi Gjykata Kushtetuese.
Lënda për të cilën vendosi Gjykata Kushtetuese dhe konstatoi shkelje të lirive dhe të drejtave të Natasha Stojanovskës lidhet me ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017.


