Gjest heroik: Kalimtarët shpëtojnë një grua nga ujërat e Vardarit pranë Urës së Gurit

Falë reagimit të shpejtë dhe të guximshëm të dy kalimtarëve të rastit, një grua sot është shpëtuar nga ujërat e lumit Vardar, pranë Urës së Gurit në qendër të Shkupit.
Gruaja, rreth 50 vjeç, është nxjerrë në vend të sigurt nga Vardari nga dy qytetarë nga Çairi. Më pas kanë mbërritur dy ekipe të policisë intervenuese, një ekip i njësisë “Alfa” dhe një ekip i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, të cilët e kanë marrë përsipër gruan.
Ajo është dërguar në Qendrën Urgjente pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza”, ku i është ofruar ndihma mjekësore.

