Janë gjobitur 236 “shoferë të shpejtë”

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Janë dënuar 236 shoferë, raporton Alfax.

Prej tyre, tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë se sa shpejtësia e kufizuar. Në të njëjtën kohë, 147 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 89 jashtë vendbanimit.

Kontrollet policisë së trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Policia bën thirrje deri tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button