VLEN uron 2 Gushtin: Të ndërtojmë një shtet të drejtë, të barabartë dhe me perspektivë evropiane

VLEN ka uruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj date dhe vlerat mbi të cilat, sipas tyre, është ndërtuar shteti.

Në mesazhin e urimit, VLEN vlerëson se 2 Gushti kujton përpjekjet historike për liri, barazi dhe drejtësi, të cilat përbëjnë bazën e Republikës dhe karakterit të saj multietnik.

Sipas koalicionit, kjo festë është gjithashtu një mundësi për të reflektuar mbi rrugëtimin e përbashkët të shtetit dhe shoqërisë, si dhe për të forcuar mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin ndaj interesit të përgjithshëm, pavarësisht dallimeve etnike, fetare apo politike.

VLEN thekson se është përgjegjësi e të gjithë qytetarëve që këto vlera të ruhen dhe të avancohen, me synimin për ndërtimin e një shteti modern, të drejtë dhe të barabartë, ku çdo qytetar ndihet i respektuar dhe pjesë e së ardhmes së përbashkët.

Në fund të urimit, koalicioni shpreh bindjen se vetëm përmes këtyre parimeve vendi mund të ecë me hapa të sigurt drejt integrimit në familjen evropiane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button