Komandanti amerikan në Evropë: SHBA nuk ka më mjaftueshëm anije për të mbrojtur Izraelin nga raketat iraniane

Gjenerali Alexus Grynkewich, komandanti më i lartë i forcave amerikane në Evropë, ka paralajmëruar Pentagonin se Marina e SHBA-ve nuk disponon më numër të mjaftueshëm shkatërruesish për të vazhduar mbrojtjen e Izraelit nga sulmet me raketa balistike iraniane, duke përmbushur njëkohësisht edhe nevojat e tjera të mbrojtjes amerikane.

Sipas një raportimi të The Washington Post, anijet luftarake amerikane, të cilat kanë luajtur një rol kyç në interceptimin e raketave të lëshuara drejt Izraelit, janë të mbingarkuara nga angazhimet e njëkohshme në Detin Mesdhe, Detin e Kuq dhe zonën përreth Iranit.

Situata është rënduar edhe më tej nga problemet e mirëmbajtjes së flotës, të cilat kanë reduktuar numrin e destrojerëve të gatshëm për operacione.

Paralajmërimi i gjeneralit Grynkewich nënvizon presionin në rritje mbi kapacitetet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet me Iranin vazhdojnë dhe SHBA përpiqet të mbështesë mbrojtjen e Izraelit pa cenuar gatishmërinë e saj ushtarake në rajone të tjera.

Sipas raportit, Pentagoni po përballet me një balancë gjithnjë e më të vështirë mes mbrojtjes së aleatëve dhe përmbushjes së angazhimeve globale të forcave amerikane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button