Huthit pretendojnë se detyruan tetë cisterna saudite të ndryshojnë kurs

Zëdhënësi i Huthive, Yahya Saree, deklaroi se grupi jemenas ka detyruar tetë cisterna nafte saudite të ndryshojnë kursin e lundrimit, pa dhënë një afat kohor se kur ka ndodhur kjo.

“Forcat e armatosura konfirmojnë se po vazhdojnë operacionin e rrethimit kundër armikut saudit dhe se dora e forcave të armatosura do të arrijë anijet e tij, me lejen e Zotit, kudo që të jetë në gjendje ta bëjë këtë”, shtoi ai.

Huthët shpallën një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite më 20 korrik dhe së fundmi hodhën poshtë raportimet se do të vendosnin tarifa ndaj anijeve tregtare që kalojnë përmes ngushticës së Bab el-Mandebit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button