Policia kufitare në Gjevgjeli parandaloi një tentativë për kontrabandimin e shtatë migrantëve

Një shofer pa leje drejtimi dhe me targa të huaja në makinë ka tentuar të transportojë shtatë megranti përmes rajonit kufitar afër Gjevgjelisë, por përpjekja u ndërpre nga një patrullë policore.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për 36-vjeçarin D.K. nga Strumica, i cili po drejtonte një automjet pasagjerësh të llojit “Fiat Stilo” me targa austriake. Ai u ndalua gjatë një kontrolli rutinë në kryqëzimin mes rrugës lokale që çon në fshatin Bogorodicë dhe rrugës rajonale drejt Bogdancit.
Gjatë kontrollit të automjetit, policët gjetën gjithsej shtatë persona pa dokumente – katër shtetas të Pakistanit, dy të Afganistanit dhe një i Turqisë – të cilët po transportoheshin në mënyrë ilegale.
Verifikimi i mëtejshëm tregoi parregullsi shtesë: shoferi nuk kishte leje të vlefshme drejtimi, ndërsa targat e automjetit nuk i përkisnin atij, por ishin vendosur nga një automjet tjetër.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa migrantët janë vendosur në Qendrën Pranuese-Tranzitore “Vinojug” në Gjevgjeli.
Policia paralajmëron se ndaj strumicasit do të ngrihet kallëzim penal për kontrabandim të migrantëve, falsifikim të dokumenteve e ngasje të pakujdesshme të automjetit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmuan se ngjarja ka ndodhur më 24 korrik 2026, rreth orës 19:30, kur zyrtarët nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar Bogorodicë kanë privuar nga liria të dyshuarin për shkak të ekzistencës së bazës së dyshimit për vepra penale të parapara me Kodin Penal. Më tej shtohet se pas kompletimit të të gjithë dokumentacionit do të vijojë edhe kallëzimi zyrtar ndaj tij.



