Qarkullim i rritur në kufij: Në Tabanoc pritet rreth 30 minuta, në Bogorodicë deri në 2 orë

Për shkak të qarkullimit të rritur të automjeteve në kulmin e sezonit veror, sot ka pritje më të gjata në disa nga vendkalimet kufitare.

Sipas informacioneve të fundit të LAMM-it (AMSM), në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga shteti pritet rreth dy orë, ndërsa në Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritja është rreth 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, për momentin nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata, dhe u bën thirrje shoferëve të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ngasin me kujdes.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button