Bekim Sali: Po përshpejtojmë reformat për më pak burokraci dhe shërbime më efikase

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka bërë të ditur se me ftesë të kryeministrit është zhvilluar një takim koordinues me institucionet përgjegjëse për zbatimin e Agjendës së Reformave, me fokus në përshpejtimin e reformave që synojnë të sjellin rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset.

“Sot, me ftesë të Kryeministrit, zhvilluam një takim koordinues me institucionet përgjegjëse për zbatimin e Agjendës së Reformave, me fokus në përshpejtimin e reformave që sjellin rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Në këtë kuadër, Ministri i Ekonomisë dhe Punës prezantoi progresin në një nga masat kyçe për përmirësimin e klimës së biznesit. Janë hartuar 100 procedura administrative, të përzgjedhura sipas frekuencës dhe rëndësisë së tyre për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa për të paktën 50 prej tyre do të përgjysmohen hapat, koha e procedurës dhe dokumentacioni i nevojshëm.

Si Ministër për Çështje Evropiane, mbetem i përkushtuar për koordinimin e zbatimit të Agjendës së Reformave dhe për përshpejtimin e reformave që sjellin institucione më efikase, më pak burokraci dhe shërbime më cilësore për qytetarët dhe bizneset”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button