Shasivari takon ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja: Bashkëpunim për drejtësi, sundim të ligjit dhe reforma

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ku është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë trajtuar çështje që lidhen me forcimin e sundimit të ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, si pjesë e reformave që synojnë rritjen e efikasitetit institucional.

Ministri Shasivari theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Kosova ndajnë të njëjtin vizion për një rajon të qëndrueshëm, demokratik dhe të integruar në Bashkimin Evropian.

“Maqedonia e Veriut dhe Kosova, si vende fqinje dhe partnere, ndajnë të njëjtin vizion për një rajon të qëndrueshëm, demokratik dhe të integruar në Bashkimin Evropian. Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira do të kontribuojë në zbatimin më efikas të reformave dhe në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë”, ka deklaruar Shasivari.

Ai vlerësoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të drejtësisë të dy vendeve dhe shkëmbimi i përvojave do të ndihmojnë në avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e objektivave të përbashkëta në rrugën drejt integrimit evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button