Afrim Gashi mirëpriti në Kuvend përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse në Folk Fest

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka mirëpritur në Kuvend përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse në festivalin ndërkombëtar Folk Fest, duke vlerësuar rolin e festivalit në promovimin e kulturës, traditës dhe bashkëpunimit mes popujve.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në Kuvend përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse në festivalin Folk Fest.

Shpreha vlerësimin tim për misionin e këtij festivali, i cili përmes artit dhe folklorit shndërrohet në një hapësirë ku takohen kultura, tradita dhe identitete të ndryshme. Folk Fest dëshmon se trashëgimia kulturore është një gjuhë universale që lidh popujt, forcon mirëkuptimin e ndërsjellë dhe ndërton ura të qëndrueshme miqësie e bashkëpunimi.

I falënderova për vizitën dhe u urova një qëndrim sa më të këndshëm në vendin tonë, si dhe suksese në aktivitetet e festivalit”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button