Përshkallëzohet protesta, policia hedh ujë në drejtim të turmës, qytetarët godasin me vezë e shishe uji

Janë përshkallëzuar tensionet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit në zonën pranë pedonales.
Policia po hedh ujë dhe spraj me piper me qëllim shpërndarjen e turmës, ndërkohë që protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë, domate dhe shishe uji në drejtim të uniformave blu.
Përplasjet nisën pasi protestuesit tentuan të çajnë kordonin policor, me qëllim për t’u zhvendosur në drejtim të godinës së Kuvendit.



