Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Cristiano Ronaldo pritet t’i japë fund karrierës së tij me Kombëtaren e Portugalisë pas përballjes ndaj Uellsit, e planifikuar më 24 shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, sulmuesi portugez ka vendosur që ndeshja në stadiumin “José Alvalade” të jetë paraqitja e tij e fundit me fanellën e kombëtares, duke mbyllur një karrierë të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.
Në rast se konfirmohet largimi, Ronaldo do ta përfundojë rrugëtimin me Portugalinë me 233 ndeshje dhe 146 gola, statistika që e bëjnë futbollistin me më së shumti paraqitje dhe golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar.
41-vjeçari ka fituar me Portugalinë Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe dy trofe të Ligës së Kombeve, ndërsa do të vazhdojë karrierën në nivel klubesh me Al Nassr, me synimin për të arritur shifrën historike prej 1000 golash në karrierë.



