Çmimet e karburantit në BE u rritën me 13.7 për qind në qershor

Çmimet e karburanteve dhe lubrifikantëve për transportin personal në Bashkimin Evropian u rritën me 13.7 për qind në qershor në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, treguan sot të dhënat nga zyra statistikore Eurostat, transmeton Anadolu.
Norma vjetore e rritjes u ngadalësua në qershor, pasi shënoi 20.8 për qind në prill dhe 20.7 për qind në maj.
Bullgaria shënoi rritjen vjetore më të lartë midis vendeve anëtare të BE-së me 26 për qind, e ndjekur nga Lituania me 23.5 për qind, Rumania me 23.1 për qind, Finlanda me 22 për qind dhe Luksemburgu me 20.7 për qind.
Rritjen më të ulët vjetore të çmimeve e shënoi Hungaria me 2.3 për qind ndërsa Polonia pasoi me 5.8 për qind.
Në baza mujore, çmimet e naftës në të gjithë BE-në ranë me 6.4 për qind në qershor krahasuar me majin, ndërsa çmimet e benzinës ranë me 4.2 për qind.
Çekia pa rënien më të madhe mujore të çmimeve të naftës me 11.3 për qind, me Poloninë me 9.7 për qind dhe Bullgarinë me 9.4 për qind.



