30 ditë paraburgim për të akuzuarit për ndotjen e ujit në Gostivar

Gjykatësi i procedurës paraprake ka pranuar propozimin e Prokurorisë për të shqiptuar masën e paraburgimit 30-ditor ndaj të akuzuarve për ndotjen e ujit në Gostivar, përcjell TV21.

Dragosllava Veselinova, gjykatëse penale në Gjykatën Themelore në Gostivar tha se janë pranuar propozimet e Prokurorisë ndaj ushtrueses së detyrës drejtoreshë e NP “Komunalec” – Gostivar, Artana Asani, udhëheqësi teknik Leon Nuredini dhe përgjegjësi i Departamentit për ujësjellës, kanalizim dhe punë ndërtimore, Vadedin Dauti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button