Nuk kishte karton të kuq për Paredes, e konfirmon FIFA

FIFA ka konfirmuar se Leandro Paredes nuk është ndëshkuar me karton të kuq pas incidenteve që ndodhën në përfundim të finales së Kupës së Botës më 19 korrik.

Fillimisht, në sistemin informues të komentatorëve të FIFA-s u shfaq gabimisht se mesfushori argjentinas ishte ndëshkuar nga arbitri Slavko Vincic.

Gjithçka lidhej me kaosin në fund, ku Paredes fillimisht sulmoi Eric Garcian dhe më pas Gavin.

Megjithatë, FIFA sqaroi se nuk ka pasur asnjë karton të kuq dhe se informacioni i publikuar ishte rezultat i një gabimi teknik. Pas korrigjimit të të dhënave, emri i Paredesit u hoq nga lista e lojtarëve të ndëshkuar.

Pavarësisht kësaj, FIFA vazhdon hetimet për ngjarjet që pasuan fishkëllimën përfundimtare në stadiumin “MetLife”. Në qendër hetimeve mbeten edhe Nahuel Molina, Thiago Almada dhe ndihmëstrajneri i Argjentinës, Roberto Ayala.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button