Policia ngre padi ndaj pesë personave dhe katër kompanive, e dëmtuan Agjencinë për punësim me 3.5 milionë denarë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj pesë personave fizik dhe katër kompanive nën dyshimet se e kanë dëmtuar buxhetin e Agjencisë për punësim në vlerë mbi 3.520.000 denarë. Njëri nga të akuzuarit është i punësuar, ndërsa katër të tjerët drejtues të kompanive private.

Ata akuzohen për keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, shpëlarje të parave dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në mënyrë të kundërligjshme, kanë shfrytëzuar masën qeveritare të vitit 2024, duke punësuar qytetarë si rom, me qëllim që të marrin mbështetje financiare të pakthyeshme.

 

Katër të akuzuarit janë nga Probishtipi, ndërsa tjetri nga Shtipi, ashtu që katër janë udhëheqës të kompanive, ndërsa vetëm I.P. është I punësuar – udhëheqës në Agjencinë për Punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Qendra në Probishtip.

 

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button