Ndalohen dy persona nga Shkupi, dyshohen për përdhunimin e një 32-vjeçareje serbe

SPB Shkup – Njësia për Krime të Dhunshme – Departamenti për Krime të Gjakut dhe Seksuale, në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, ngriti një kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar kundër A.M. (41) dhe J.R. (34), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulm seksual dhe përdhunim” sipas nenit 186 të Kodit Penal.

Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “sulm seksual dhe përdhunim” sipas nenit 186 të Kodit Penal më 17.07.2026 rreth orës 21:45 përgjatë rrugës Lisiçe-Dolno Lisiçe, duke përdorur forcë fizike dhe kërcënime, dhe duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua 32-vjeçare nga Serbia, me banim në Shkup.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button