Forcat izraelite pengojnë faljen e namazit të sabahut dhe hedhin gaz lotsjellës në perëndim të Betlehemit

Ushtria izraelite ka penguar thirrjen e ezanit për namazin e sabahut në fshatin Husan, në perëndim të Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas një raportimi të mediave lokale.
Duke cituar një burim të sigurisë, agjencia palestineze e lajmeve Wafa njofton se ushtarët izraelitë kanë hyrë në një xhami, kanë penguar thirrjen e ezanit dhe faljen e namazit, duke i detyruar besimtarët të largohen. Më pas, ata kanë hedhur bomba shokuese dhe gaz lotsjellës toksik ndaj tyre.
Forcat izraelite gjithashtu kanë mbyllur të gjitha hyrjet dhe portat që çojnë drejt fshatrave të rajonit Al-Arkub, në jugperëndim të Betlehemit, raportoi agjencia palestineze.
Sipas raportimit, ushtarët kanë sulmuar edhe një banor të qytetit Nahalin, ndërsa ai po kalonte nëpër portën kryesore që e ndan qytetin nga pjesa tjetër e qarkut.



