Sali nga Gostivari: Vetëm të bashkuar dhe me punë të përditshme mund t’u përgjigjemi pritjeve të qytetarëve

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar mbrëmjen e së shtunës një takim me strukturat e VLEN-it në Gostivar, ku ka diskutuar për punën e deritanishme, sfidat e ardhshme dhe prioritetet e organizimit politik në periudhën në vijim.

Sali bëri të ditur se në takim është biseduar hapur për angazhimin e deritanishëm dhe hapat që, sipas tij, duhet të ndërmerren së bashku për të përmbushur pritjet e qytetarëve.

“Biseduam hapur për punën që kemi bërë deri tani, sfidat që na presin dhe hapat që duhet t’i ndërmarrim së bashku në periudhën që vjen”, theksoi ai.

Zëvendëskryeministri i parë nënvizoi se uniteti dhe organizimi janë kyç për realizimin e objektivave të VLEN-it dhe përmbushjen e përgjegjësive ndaj qytetarëve.

“Vetëm duke qenë të bashkuar, të organizuar dhe duke punuar çdo ditë, mund t’u përgjigjemi pritjeve të qytetarëve. Besimi që na kanë dhënë është përgjegjësi dhe obligim për të vazhduar me përkushtim, duke sjellë rezultate konkrete për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit”, deklaroi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button