Presidenti turk pret kryeministrin libanez në Stamboll

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan priti të premten kryeministrin libanez Nawaf Salam në një darkë pune në Stamboll, raporton Anadolu.
Erdogan fillimisht e mirëpriti kryeministrin Salam me një ceremoni zyrtare në Pallatin Vahdettin.
Pas ceremonisë së mirëseardhjes, Erdogan dhe Salam zhvilluan bisedë pranë një dritareje të pallatit, ndërsa presidenti turk i tregoi disa nga monumentet historike të Stambollit.
Më pas, dy liderët zhvilluan takim dypalësh.
Në takim mori pjesë edhe ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.



