Nikolloski: Po punojmë për lidhjen hekurudhore me Shqipërinë përmes Korridorit 8 dhe futjen e trenave mes qyteteve

Ministria e Transportit po punon për realizimin e lidhjes hekurudhore të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë përmes Korridorit 8, si dhe për futjen e linjave të trenave ndërqytetës.

Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, i cili tha se, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe në kuadër të Planit të Rritjes, po punohet intensivisht në përgatitjen e dokumentacionit për projektin.

Sipas tij, faza e parë parashikon lidhjen hekurudhore Shkup–Tetovë–Gostivar, faza e dytë deri në Kërçovë, ndërsa faza e tretë do të përfshijë Ohërin, Strugën dhe Republikën e Shqipërisë.

“Ideja është të krijohen linja trenash ndërqytetës, të cilat do ta lehtësojnë ndjeshëm trafikun, do të ulin kolonat e automjeteve dhe do të kontribuojnë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit”, deklaroi Nikolloski.

Ai shprehu pritjen që gjatë vitit të ardhshëm të nisin të shihen rezultatet e para konkrete të këtij projekti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button