Siria arreston udhëheqësin e lartë të ISIS-it dhe shkatërron celulat terroriste

Autoritetet siriane çmontuan celulat e lidhura me grupin terrorist ISIS (DEASH) dhe arrestuan një udhëheqës të lartë së bashku me disa anëtarë, transmeton Anadolu.
Celulat e çmontuara ishin të përfshira në atentate, grabitje dhe financim të grupit terrorist, raportoi Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA), duke cituar një burim të ministrisë. Burimi nuk ka dhënë menjëherë detaje të mëtejshme mbi identitetin e të arrestuarve, vendndodhjen e operacionit apo numrin e të dyshuarve të arrestuar.
ISIS-i pushtoi pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut fqinj në vitin 2014 përpara se të mposhtej territorialisht në Siri në vitin 2019 nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja dhe partnerët e tij lokalë.
Që nga rrëzimi i Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024, administrata e re e Sirisë ka marrë një sërë masash për të rivendosur sigurinë në të gjithë vendin.
Assadi, i cili sundoi Sirinë për gati 25 vjet, iku në Rusi në dhjetor, duke i dhënë fund sundimit të Partisë Baath, i cili kishte zgjatur që nga viti 1963. Një administratë kalimtare e udhëhequr nga presidenti Ahmad al-Sharaa u formua në janar.



