Presidenti Erdogan zhvilloi takime intensive diplomatike në Samitin e NATO-s në Ankara

Në kuadër të Samitit të 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi takime dypalëshe me liderë të ndryshëm, përfshirë presidentin e SHBA-së Donald Trump, presidentin e Francës Emmanuel Macron, presidentin e Finlandës Alexander Stubb, presidentin e Sllovakisë Peter Pellegrini dhe kancelarin e Gjermanisë Friedrich Merz, raporton Anadolu.

Erdogan zhvilloi takime intesive diplomatike në Samitin e 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, i cili u mbajt në Kompleksin Presidencial nën mikpritjen e Turqisë.

Presidenti Erdogan, i cili priti kryeministrin e Bullgarisë Rumen Radev më 6 korrik, tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bullgarisë po përparojnë në mënyrë shumëdimensionale dhe se po punohet për zhvillimin e bashkëpunimit në shumë fusha, veçanërisht në tregti, transport, industrinë e mbrojtjes dhe energji.

Erdogan vuri në dukje se turqit në Bullgari forcojnë lidhjen midis dy vendeve dhe tha se është e këndshme që edhe Bullgaria e trajton këtë çështje me ndjeshmëri.

Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në të njëjtën ditë, presidenti Erdogan theksoi se do të jetë e rëndësishme që në Samitin e Ankarasë të NATO-s të trajtohen shumë çështje, që nga mbrojtja kolektive e deri te rritja e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes midis aleatëve.

Erdogan, i cili priti kryeministrin e Kanadasë Mark Carney në Kompleksin Presidencial në ditën e parë të samitit, tha se në periudhën e re, rritja e përpjekjeve për zhvillimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Kanadasë në shumë fusha si tregtia, siguria, industria e mbrojtjes dhe energjia, si dhe vlerësimi i potencialeve të bashkëpunimit, do të sigurojë dobi për të dy vendet.

Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia mbron forcimin e shtyllës evropiane të NATO-s, por kjo nuk mund të zëvendësojë “lidhjen transatlantike”, dhe vuri në dukje se aleatët që nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian (BE) duhet të përfshihen në iniciativat e mbrojtjes të BE-së.

Erdogan, në të njëjtën ditë u takua me presidentin e Finlandës, Stubb, ku ai vuri në dukje se është e këndshme që marrëdhëniet tregtare midis Turqisë dhe Finlandës kanë marrë vrullë dhe shpjegoi do të vazhdojnë të punojnë për të çuar përpara bashkëpunimin.

Duke tërhequr vëmendjen në rëndësinë e shfaqjes së fuqishme të solidaritetit të aleancës në Samitin e Ankarasë të NATO-s, Erdogan bëri të ditur se është e rëndësishme që të mos shpërfillet kontributi potencial i Turqisë në Strategjinë e Sigurisë së BE-së dhe se punimet e paraqitura nga BE-ja për sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë duhet të kenë një karakter plotësues për NATO-n.

Erdogan theksoi se Turqia po bën përpjekje për zgjidhjen me dialog të luftërave si në Iran ashtu edhe në Ukrainë, dhe tha se Turqia po përpiqet për sigurimin e një armëpushimi të përhershëm në Gaza dhe për qasjen e pandërprerë të ndihmave humanitare në rajon.
– Presidenti i SHBA-së, Trump u prit me ceremoni zyrtare

Presidenti Erdogan, priti në Aeroportin e Ankarasë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Turqi, ndërsa më pas e priti mysafirin e tij në Kompleksin Presidencial me një ceremoni zyrtare të “tipit A+”.

Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para takimit kokë më kokë dhe tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e vizitës.

“Fakti që Samiti i Liderëve të NATO-s po mbahet sot në Ankara dhe që të gjithë liderët janë bashkuar aktualisht në vendin tonë, si dhe qenia bashkë nesër me mikun tim të çmuar, z.Trump, do të na japë një forcë të veçantë. Unë i uroj atij sërish mirëseardhjen”, tha Erdogan.

I pyetur për dorëzimin e F-35 dhe motorëve të avionëve luftarakë KAAN, presidenti Erdogan u përgjigj se “Çështja e F-35 nuk është një temë e re për ne. Ne e kemi diskutuar këtë me Amerikën edhe më parë. Ne kemi marrë premtimin edhe për 5 avionë. Z.Trump ka një premtim të veçantë për ne në këtë çështje. Tani, në bisedimet që do të zhvillojmë në Samitin e Liderëve, unë di që ne po testojmë në mënyrë pozitive për të ardhmen këtë premtim që kemi marrë më parë prej tyre lidhur me F-35. Z. Trump qëndron gjithmonë pas fjalës së tij. Besoj se edhe këtu, në këtë Samit të Liderëve, do të dalë një vendim i mbarë për çështjen e F-35”.

Më pas, liderët kryesuan takimin midis delegacioneve. Presidenti Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan shtruan një darkë dhe pritje për nder të liderëve dhe bashkëshorteve të tyre që morën pjesë në Samitin e 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.

Liderët mysafirë u pritën gjatë mbërritjes së tyre në Kompleksin Presidencial me marshe të luajtura nga Trupa Mehteran e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare. Çifti Erdogan, i cili bëri një fotografi familjare me të ftuarit përpara darkës, u serviri mysafirëve të tyre shije unike të kuzhinës turke.
– U zhvillua Takimi i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive

Presidenti Erdogan, mirëpriti liderët që erdhën në Kompleks për seancën kryesore në ditën e dytë të samitit si dhe bëri fotografi veç e veç me ta. Pas ceremonisë zyrtare të mikpritjes, u realizua shkrepja e fotografisë familjare.

Në shkrepjen e fotografisë, në të djathtë të presidentit Erdogan ndodhej kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa në të majtë të tij ndodhej Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte.

Më pas, liderët kaluan në Takimin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive. Erdogan hyri në sallë duke biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Rama. Presidenti Erdogan, ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan dhe kreu i MIT-it (inteligjencës turke) Ibrahim Kalin biseduan për pak kohë në këmbë me presidentin e SHBA-së, Trump, përpara takimit.

Pas takimit, Erdogan u takua me presidentin e Francës, Macron dhe deklaroi se ka ardhur koha që Turqia dhe Franca të rrisin objektivat e tyre të tregtisë dypalëshe dhe se do të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të çuar përpara bashkëpunimin në çdo fushë.

Presidenti turk shprehu shpresën se Marrëveshja e Islamabadit e paraqitur për çështjen e Iranit do të sigurojë paqen në rajon, duke vënë në dukje se si Turqi janë optimistë por të kujdesshëm dhe se duhet vepruar me kujdes ndaj provokimeve.

Pas takimit me Macronin, presidenti Erdogan priti kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, dhe deklaroi se është e rëndësishme të punohet për zhvillimin e bashkëpunimit midis Turqisë dhe Italisë në shumë fusha, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, investime, energji dhe tregti.

Erdogan, i cili u takua gjithashtu me kancelarin e Gjermanisë Friedrich Merz, bëri të ditur se avancimi i bashkëpunimit midis Turqisë dhe Gjermanisë në shumë fusha, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes dhe tregti, është në interes të të dy vendeve.

Presidenti Erdogan nënvizoi se duhet treguar kujdes ndaj veprimeve dhe provokimeve që do të dëmtonin marrëveshjen midis Iranit dhe SHBA-së, dhe shtoi se Turqia do të vazhdojë të punojë për paqe të qëndrueshme.
– U nënshkrua Dokumenti i Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje me Mbretërinë e Bashkuar

Gjatë takimit me kryeministrin e Britanisë Keir Starmer, Erdogan tha se bashkëpunimi dhe dialogu i ngushtë midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar është i rëndësishëm dhe se do të vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhëniet e dy vendeve me hapat që do të hidhen edhe në periudhën e re.

Në takim, liderët nënshkruan Dokumentin e Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Dokumenti konfirmon zotimet e fuqishme të Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar ndaj mbrojtjes së njëra-tjetrës dhe ndaj Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Presidenti Erdogan u takua gjithashtu me presidentin e Sirisë, Ahmed Shara.

Në takim, Erdogan deklaroi se përpjekjet për zhvillimin e bashkëpunimit midis Turqisë dhe Sirisë do të vazhdojnë duke u rritur dhe se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit sirian. Presidenti Erdogan u shpreh se mbetja e Sirisë jashtë konflikteve në rajon është jetike për ngritjen e vendit sërish në këmbë.

Erdogan iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të mediave vendase dhe të huaj në konferencën për media që organizoi pas takimeve të tij.

Pas konferencës, presidenti Erdogan u takua në një darkë pune me presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) Antonio Costa dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Duke tërhequr vëmendjen se Turqisë ka qenë prej vitesh kandidate për në BE dhe anëtare e Unionit Doganor, dhe se falë hapave të hedhur është shndërruar në një qendër të rëndësishme prodhimi në Evropë, Erdogan deklaroi se struktura e integruar e ekonomive rrit fuqinë konkurruese të Evropës ndaj botës, dhe vuri në dukje se pritet natyrshëm që rregulloret që BE-ja mendon të bëjë për çështjet e tregtisë dhe investimeve të përfshijnë edhe Turqinë.

Presidenti Erdogan u takua në Kompleksin Presidencial me kryeministrin e Malit të Zi Millojko Spajiq, presidentin e Sllovakisë Peter Pellegrini dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, të cilët ndodheshin në Ankara për Samitin e Liderëve të NATO-s.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button