Bekim Sali takon ambasadorin francez: Franca mbetet mbështetëse e fuqishme e integrimit evropian

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Christophe Le Rigoleur, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen franceze për procesin e integrimit evropian të vendit.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Christophe Le Rigoleur.

Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj procesit të integrimit evropian të vendit tonë, si dhe për rëndësinë strategjike të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen politike të Francës, përfshirë iniciativën e fundit franko-gjermane për zgjerimin, si dhe për ndihmën e çmuar teknike përmes Expertise France. Ekspertët francezë kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona institucionale dhe avancimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Diskutuam gjithashtu mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në zbatimin e Agjendës së Reformave, procesin e negociatave për anëtarësim në BE dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta përmes Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), Proparco dhe Expertise France.

Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave dhe në forcimin e partneritetit me Francën në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button