Merz zotohet për vazhdim të mbështetjes së Gjermanisë për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy se Kievi mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e Berlinit, veçanërisht ndërsa Ukraina po përpiqet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore përballë sulmeve të intensifikuara ruse, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius, tha se Merz ka zhvilluar bisedë telefonike me Zelenskyyn, i cili e ka informuar kancelarin mbi pasojat e sulmeve të fundit ajrore ruse ndaj kryeqytetit Kiev dhe rajonit Sumy.

“Presidenti Zelenskyy e informoi kancelarin për pasojat e sulmeve të fundit ajrore ruse ndaj Kievit dhe pjesëve të tjera të Ukrainës”, tha Kornelius në një deklaratë.

“Presidenti e falënderoi kancelarin për mbështetjen e Gjermanisë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore”, shtoi ai.

Merz ka ritheksuar se “Ukraina mund të vazhdojë të mbështetet në përkrahjen e Gjermanisë”, tha më tej zëdhënësi.

Gjermania ka qenë një nga mbështetëset më të forta ushtarake të Ukrainës që nga shpërthimi i luftës në shkurt 2022, duke ofruar sisteme të avancuara armësh, municion dhe ndihmë të konsiderueshme financiare, si dhe duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button