Sali: Dialogu dhe qeverisja gjithëpërfshirëse janë kyçe për perspektivën evropiane të rajonit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi sot një takim me presidentin e Council for Inclusive Governance (CIG), Alex Roinishvili Grigorev, ku u diskutua për procesin e integrimit evropian, zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e dialogut e bashkëpunimit në forcimin e stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Sipas njoftimit të Saliut, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me procesin e integrimit evropian, duke theksuar se dialogu, bashkëpunimi dhe qeverisja gjithëpërfshirëse janë elemente kyçe për avancimin e stabilitetit dhe të ardhmes evropiane të rajonit.

“Shkëmbyem mendime mbi procesin e integrimit evropian, zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e dialogut, bashkëpunimit dhe qeverisjes gjithëpërfshirëse në avancimin e stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit”, thuhet në njoftimin e zëvendëskryeministrit të parë.

Në takim u vlerësua edhe roli i organizatave ndërkombëtare në mbështetjen e proceseve reformuese dhe bashkëpunimit rajonal.

“Vlerësuam kontributin e organizatave ndërkombëtare në nxitjen e dialogut konstruktiv dhe forcimin e partneriteteve që mbështesin reformat dhe bashkëpunimin rajonal”, theksohet në njoftim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button