Zjarr pyjor në veri të Greqisë, dy të vdekur në Selanik

Një zjarr pyjor që përfshiu rajonin verior grek të Maqedonisë shkaktoi vdekjen e dy personave në qytetin e Selanikut, raportuan mediat lokale sot në mëngjes, transmeton Anadolu.

Viktimat janë një burrë 65-vjeçar dhe një 12-vjeçar, që besohet të ketë qenë djali i tij, raportoi transmetuesi publik ERT.

Zjarrfikësit fillimisht gjetën trupin e burrit në oborrin e shtëpisë dhe më pas trupin e djalit brenda shtëpisë.

Nuk dihet pse dy viktimat nuk janë larguar në kohë, pavarësisht paralajmërimeve, thuhet në lajm.

Shtohet se familja kishte koshere bletësh dhe të mbjella në pronën e saj të madhe, ndaj ekziston mundësia që ata të kenë tentuar të shpëtonin pronën kur zjarri është afruar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button