Nagelsmann: Nuk largohem, dua të vazhdoj si trajner i Gjermanisë

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht eliminimit të hershëm nga Kupa e Botës 2026.

Gjermania u mposht në mënyrë dramatike nga Paraguai pas penalltive në fazën e 1/16 e finales, duke vazhduar serinë zhgënjyese në turnetë madhorë.

Nagelsmann, i cili mori drejtimin e kombëtares në vitin 2023, e ka cilësuar këtë dështim si një moment të vështirë, por ka theksuar se është i gatshëm të vazhdojë punën nëse federata gjermane e dëshiron këtë.

“Kjo nuk është më në dorën time, por unë jam i gatshëm nëse ata më duan. Nëse dikush nuk më do, atëherë duhet të ma thotë. Unë dua të vazhdoj,” tha ai.

Tekniku 38-vjeçar shtoi se nuk është tip që largohet lehtë nga përgjegjësia, duke lënë të kuptohet se është i hapur për vazhdimin e projektit.

“Unë nuk jam dikush që ikën. Dua të vazhdoj, por në futboll nuk i kontrollon gjithmonë gjërat. Nëse Federata Gjermane e Futbollit më dëshiron, atëherë do të përgatitem për Evropianin dhe Ligën e Kombeve”, theksoi ai.

Gjermania pësoi humbje edhe në ekzekutimin e penalltive, ku Kai Havertz, Nick Woltemade dhe Jonathan Tah nuk arritën të shënonin, duke tronditur tifozët.

Kjo eliminim thellon krizën e “Die Mannschaft”, e cila nuk ka arritur asnjë finale të një turneu madhor që nga triumfi në Kupën e Botës 2014.

“Kishte më shumë që mund të bënim në këtë turne. Do të donim të përballeshim me Francën në 1/8 e finales, por në fund nuk ishte mjaftueshëm,” përfundoi Nagelsmann.

Gjermania vazhdon kështu një tjetër kampanjë të dështuar, ndërsa e ardhmja e Nagelsmann mbetet në duart e federatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button