Protesta e 26 kundër kryeministrit/ Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Pas organizimit të protestuesve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 26 masive në vend. Shqiptarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. /BalkanWeb/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button