Kryediplomatët sauditë dhe amerikanë diskutojnë marrëveshjen Washington-Teheran dhe lundrimin në Ngushticën e Hormuzit

Ministri saudit i Punëve të Jashtme, Faisal bin Farhan dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kanë diskutuar marrëveshjen e përkohshme midis SHBA-së dhe Iranit, lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, si dhe zhvillimet në Rripin e Gazës dhe në Liban, transmeton Anadolu.
Bisedimet u zhvilluan në margjinat e një takimi ministror mes Gjirit dhe SHBA-së, të mbajtur në kryeqytetin Manama të Bahreinit.
Ministrisë e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite tha se dy ministrat shqyrtuan “zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, mbi të gjitha marrëveshjen SHBA-Iran dhe progresin e arritur në negociatat midis dy palëve”.
Ata gjithashtu “theksuan rëndësinë e garantimit të lirisë së lundrimit nëpër Ngushticën e Hormuzit pa kufizime dhe diskutuan zhvillimet më të fundit në Gaza dhe Liban”.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij iranian, Masoud Pezeshkian, nënshkruan në mënyrë elektronike një memorandum mirëkuptimi më 17 qershor, me synimin për t’i dhënë fund luftës mes dy vendeve dhe për të arritur një marrëveshje paqeje afatgjatë.
Rajoni ka qenë në gjendje tensioni të lartë që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit, duke shkaktuar kundërsulme nga Teherani ndaj objektivave dhe aseteve amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme.



