Rubio: Zero mbështetje nga vendet e Gjirit për çdo lloj takse ose tarife në Ngushticën e Hormuzit

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio deklaroi sot se ka zero mbështetje nga vendet e Gjirit për çdo lloj tarife ose takse në Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu.
“Ka zero mbështetje midis vendeve të Gjirit për çdo lloj tarife ose takse ose çdo gjë që ngarkohet për përdorimin e ujërave ndërkombëtare”, u tha Rubio gazetarëve në Bahrein.
Ai tha se pati një takim vërtet të mirë me vendet e Gjirit, duke shtuar se “ata ndanë me ne disa shqetësime dhe ide shumë konkrete”.
“Ndërsa hyjmë në këto negociata (me Iranin) si në nivelin teknik ashtu edhe në atë politik, ne duam që ata të jenë të përfshirë”, tha ai duke shtuar se “SHBA-ja nuk do të merr asnjë vendim ose angazhim që në ndonjë mënyrë minon prosperitetin, stabilitetin ose sigurinë e partnerëve tanë”.
Ai tha se një fond rindërtimi prej 300 miliardë dollarësh për Iranin nuk u diskutua me vendet e Gjirit. “Kjo është ende në të ardhmen dhe kjo është diçka që e dini se do të trajtohet në kohën e duhur në këtë proces”, shtoi Rubio.
Lidhur me negociatat e vazhdueshme midis Izraelit dhe Libanit, Rubio tha: “Jemi shumë afër në shpresat tona për të arritur një angazhim të qëllimit midis dy vendeve që mendoj se fillon të përvijojë një të ardhme premtuese”.
“Do të jetë një proces, do të duhet pak kohë, do të duhet shumë punë, por mund t’ju them se për herë të parë në 30 vjet qeveria sovrane e Libanit po i flet qeverisë, Izraelit, drejtpërdrejt”, tha sekretari amerikan.



