Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të nxirret dhe mos lejohet në territorin e vendit për një periudhe 15-vjeçare, me motivacionin kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Huduti ka marrë pjesë në protestat qytetare në Tiranë. Gjithashtu këtë të enjte kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me Hudutin të cilën e ka cilësuar si një përfituese dhe jo protestuese.

Ndër të tjera, Rama shkruan se ata shpërndajnë tek të rinjtë protestues helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë. Kryeministri gjithashtu ndau dy foto të saj teksa shkroi se ajo kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllanë e vrarë të cilin e cilësoi si kasapin e regjimit të Teheranit.

Ai theksoi se në foton tjetër ajo shihet në krah me ish-presidentin e Iranit, Mahmoud Ahmadinejad teksa e ka quajtur atë si kryeshërbëtor i ajatollahëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button