As shiu nuk i ndal/ Protesta e 25-t kundër Ramës: Nuk i tolerojmë më të korruptuarit!

Është mbajtur këtë të mërkurë protesta e 25 kundër kryeministrit Edi Rama. Pas organizimit në “Sheshin Skënderbej”, në Tiranë, protestuesit nisën marshimin drejt Kryeministrisë.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.
Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.
Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit vijuan revoltën e tyre përpara Kryeministrisë.
Me çadra, në rrebeshet e shiut, të vendosur kanë vijuar qëndresën e tyre për ditën e 25 me radhë.
“Atdheu nuk është në shitje”, janë këto thirrjet që jehojnë përpara Kryeministrisë në protestën 25 kundër kryeministrit Rama.
Të gjithë shqiptarët do të jenë të shtunën në shesh u paralajmërua nga protestuesit ditën e sotme. /BalkanWeb/



