Dy tërmete në Venezuelë! Të paktën 32 viktima dhe rreth 700 të plagosur

Një seri tërmetesh të fuqishme kanë goditur Venezuelën të mërkurën pasdite, duke shkaktuar shembje ndërtesash, plagosje dhe dëme të konsiderueshme, veçanërisht në kryeqytetin Karakas.
The United States Geological Survey (USGS) estimates that thousands could have lost their lives or been severely injured in tonight’s double earthquakes in Venezuela.
The first quake had a magnitude of 7.1 and was swiftly followed by a 7.5 magnitude earthquake. pic.twitter.com/kEg9ZCjFMe
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 25, 2026
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i parë me magnitudë 7.2 goditi rreth 160 kilometra në perëndim të Karakasit. Vetëm 39 sekonda më vonë, rajoni u trondit nga një tjetër tërmet edhe më i fuqishëm, me magnitudë 7.5.
Epiqendra e lëkundjeve u regjistrua pranë Yumare, rreth 23 kilometra në juglindje të qytetit dhe në një thellësi prej afërsisht 10 kilometrash. Një tjetër raport i USGS-së tregoi se një tërmet me magnitudë 7.1 kishte goditur zonën e Montalbán në thellësinë 13.2 kilometra, në orën 18:04 sipas kohës lokale.
Dridhjet u ndien në disa rajone të Venezuelës dhe deri në Kolumbinë fqinje, sipas dëshmitarëve dhe raportimeve të Reuters.

Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello, deklaroi për televizionin shtetëror VTV se tërmeti është ndjerë fuqishëm në shtetet Trujillo, Yaracuy, Carabobo, Aragua, Miranda, si dhe në Karakas dhe La Guaira.
“Pati një ngjarje sizmike, gjithçka tregon se kishte një magnitudë shumë më të madhe se shtatë”, tha Cabello. Ai shtoi se lagjet Palos Grandes dhe Altamira në Karakas janë ndër zonat më të prekura.
Autoritetet raportuan shembje të ndërtesave, banesave dhe shtëpive në disa pjesë të vendit. Ekipet e emergjencës, zjarrfikësit, policia dhe shërbimet e mbrojtjes civile janë angazhuar në operacione kërkim-shpëtimi për të nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja.
Në bashkinë Chacao, në lindje të Karakasit, kryebashkiaku Gustavo Duque bëri të ditur se dy struktura janë shembur, të paktën 16 persona janë plagosur dhe ka viktima, megjithëse nuk ka dhënë ende një numër të saktë të të vdekurve.
amjet nga kryeqyteti tregojnë ekipe shpëtimi duke kërkuar mes rrënojave të ndërtesave të shembura, ndërsa familjarët e personave të zhdukur presin me ankth lajme për të afërmit e tyre.

USGS paralajmëroi se fatkeqësia mund të ketë pasoja të rënda, duke vlerësuar se numri i viktimave mund të jetë i lartë dhe dëmet të përhapen në një zonë të gjerë të vendit.
The absolute terror. Just awful. It's so bad. I think this is the worse quake I've covered.
This was during the M7.1 earthquake hit Venezuela today. pic.twitter.com/L2gH3BUt3S
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) June 25, 2026
Horrific images coming out of Venezuela tonight pic.twitter.com/4137VO8XAj
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 25, 2026
Autoritetet venezueliane vijojnë të vlerësojnë situatën, ndërsa operacionet e shpëtimit dhe kërkimit po zhvillohen në zonat më të goditura.



