Trump: Fondet e liruara iraniane do të kontrollohen nga SHBA-ja

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se çdo fond iranian i lëshuar nga Thesari i SHBA-së do të kontrollohet në mënyrë strikte dhe do të kufizohet në blerjen e mallrave humanitare të prodhuara në Amerikë, transmeton Anadolu.

“Paratë dhe/ose sanksionet që Thesari i SHBA-së po lëshon shkojnë në depozitë, të kontrolluara nga SHBA-ja, dhe do të përdoren për blerjen e ushqimit dhe furnizimeve mjekësore, ekskluzivisht nga SHBA-ja”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social”.

Ai theksoi se fondet do të mbështesin fermerët amerikanë përmes eksportit të misrit, grurit dhe sojës, të cilat ai pretendoi se “kanë nevojë urgjente nga Irani për shkak të një krize humanitare”.

Ky udhëzim vjen pas lëshimit nga Departamenti i Thesarit të një licence të përkohshme 60-ditore për shitjet e naftës iraniane si pjesë e një kuadri të ri bërthamor.

Në një postim të veçantë, Trump pretendoi se një sasi rekord prej 19 milionë fuçi nafte kaloi nëpër Ngushticën e Hormuzit të hënën, duke pohuar se “çmimet po bien ndjeshëm dhe bota po bëhet më e sigurt”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button