Elezi: Shkëmbimi i përvojave me ekspertë botërorë ndihmon avancimin e praktikave tona

Drejtori i Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit, Amir Elezi, ka njoftuar se po merr pjesë së bashku me mjekët e institutit në Kongresin Ndërkombëtar të ISBT-së, i cili po mbahet në Kuala Lumpur të Malajzisë.

“Së bashku me mjekët nga Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit, po marrim pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të ISBT-së, i cili këtë vit po mbahet në Kuala Lumpur në Malajzi.

Ky kongres mbledh ekspertë të transfuzionit të gjakut nga e gjithë bota dhe paraqet një mundësi të shkëlqyer për të njohur risitë më të fundit, teknologjitë moderne dhe arritjet shkencore në fushën e mjekësisë transfuzive.

Njëkohësisht, kemi mundësinë të shkëmbejmë përvoja dhe njohuri me profesionistë dhe shkencëtarë të nivelit botëror, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe avancimin e praktikave tona profesionale”, ka shkruar Elezi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button