Raport: Zyrtarët izraelitë frikësohen se përçarja me SHBA-ë mund të çojë në embargo armësh

Zyrtarët izraelitë po shprehin shqetësim se përçarja me Shtëpinë e Bardhë mund të çojë në një embargo armësh dhe kufizime të sigurisë, raportoi gazeta izraelite Maariv.

Sipas raportit, zyrtarët izraelitë janë të shqetësuar se nëse Tel Avivi vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e tij aktual, mosmarrëveshja e thelluar me Uashingtonin – në kontekstin e memorandumit të saponënshkruar të mirëkuptimit SHBA–Iran – mund të rezultojë në vonesa të dërgesave të armëve, kufizime të ndihmës ushtarake dhe madje masa më të ashpra, përfshirë edhe një embargo armësh.

Ata shtojnë se deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump, që kritikojnë politikën izraelite në Liban dhe komentet e tij personale ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, janë parë si sinjal i presionit amerikan që po ushtrohet prapa skenave, i cili pritet të rritet pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button