VIDEO/ Rama nuk ndal sulmet ndaj protestuesve, i quan sërish të nxitur nga Irani: Regjimi ka futur gënjeshtrën në mendjen e njerëzve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat masive në vend, duke i lidhur ato me një fushatë të gjerë dezinformimi dhe ndërhyrje kibernetike. Deklaratat e tij erdhën gjatë një debati me gazetaren e CNN, Eleni Giokos, në një intervistë ku u diskutuan zhvillimet dhe perceptimi publik për situatën në Shqipëri.
Ai paralajmëroi se kjo, sipas tij, po ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksionimin e demokracive moderne dhe në proceset politike në Europë. Në vijim, Rama kritikoi edhe mënyrën e funksionimit të informacionit në rrjetet sociale, duke theksuar se liria e shpërndarjes së informacionit, sipas tij, po keqpërdoret.
Rama:…është provokuar kryesisht sepse Kushner dhe Trump, hija pas tyre, mjaftojnë për të bërë që shumë njerëz nga vende dhe kontinente të ndryshme të reagojnë menjëherë.
Kjo sasi çmendurie po gërryen demokracitë tona nga brenda dhe po e çon hapësirën europiane në drejtime që, më shpejt sesa vonë, do të shkatërrojnë plotësisht ndjesinë e politikës, vendimmarrjes dhe kompromisit në këtë pjesë të botës. Prandaj është koha që demokracitë të mos besojnë më se ‘liria e shtrirjes së informacionit’ është një zgjatim i lirisë së shprehjes. Liria e shtrirjes së informacionit është ajo që çdo regjim, përmes propagandës, ka përdorur për të futur gënjeshtrën në çdo mendje.



