Bien çmimet e naftës në botë

Çmimet e naftës kanë rënë pas nënshkrimit të marrëveshjes së përkohshme të paqes midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Nafta e papërpunuar Brent ra me 1.9 për qind të enjten në mëngjes në Azi.
Pas disa ditësh rënie, nafta Brent u rrit shkurtimisht mbi 81 dollarë për fuçi të mërkurën, pasi Trump paralajmëroi se SHBA-të mund të “kthehen menjëherë te hedhja e bombave” ndaj Iranit nëse ky i fundit nuk “sillet siç duhet”.
Tregjet e aksioneve aziatike u rritën për shkak të optimizmit se marrëveshja do t’i jepte fund pothuajse katër muajve të ndërprerjeve në zinxhirët globalë të furnizimit me energji.



