Tragjedi në Zelenikovë të Shkupit: Humb jetën një 72-vjeçar

Në fshatin Zelenikovë është gjetur i pajetë C.K., 72 vjeç nga Zelenikova, i cili ishte shtypur nga motokultivatori i tij. Rasti është raportuar në stacionin policor të Draçevës, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Sipas njoftimit, ai kishte dalë në mëngjes për të punuar në arë me motokultivatorin, ndërsa pasi nuk ishte kthyer deri në orën 13:00, vëllai i tij kishte shkuar në arë dhe e kishte gjetur poshtë motokultivatorit”, sqaruan nga MPB-ja.
Një mjek i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Hetimet në vendngjarje janë kryer nga ekipi hetimor i Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup.



