Vance: Marrëveshja me Iranin mund të transformojë Lindjen e Mesme për 50 vitet e ardhshme

Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka deklaruar se marrëveshja e arritur me Iranin ka potencialin të transformojë rrënjësisht Lindjen e Mesme për 50 vitet e ardhshme.

Në një intervistë për Fox News, Vance tha se rajoni ka qenë prej dekadash një zonë e mbushur me konflikte dhe paqëndrueshmëri.

Megjithatë, sipas tij, zhvillimet e fundit mund të hapin një kapitull të ri, duke vlerësuar rolin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai u shpreh se administrata Trump ka arritur të “eliminojë kërcënimin e Iranit”.

“Do të jetë e mundur të ndërtohet një epokë e re suksesi dhe prosperiteti në Lindjen e Mesme”, tha ai, duke shtuar se stabiliteti në rajon mund të sjellë gjithashtu përfitime ekonomike për popullin amerikan.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button