“Lëshoni urdhër-arreste për politikanët e korruptuar”/ Protestuesit thirrje SPAK: Jemi me ju, mos kini frikë

Gjatë protestës së 15-të para Kryeministrisë, një nga organizatorët ka drejtuar thirrje të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar veprime të menjëhershme ndaj zyrtarëve të dyshuar për korrupsion.
Në deklaratat e tyre, protestuesit kërkuan lëshimin e urdhër-arresteve për politikanë të korruptuar, duke theksuar se mbështesin institucionet e drejtësisë, por presin prej tyre veprime konkrete.
“Thirrja shkon për SPAK, të veprojë para se populli shqiptar t’ju rrethojë. Nesër do të rrethoheni në mënyrë paqësore nga qytetarë e nuk do të dilni nga SPAK pa lëshuar urdhër arreste për politikanët e korruptuar. Ne ju mbështesim, por nëse nuk veproni, do t’ju rrethojmë deri në urdhërarreste.
SPAK vepro! Ne jemi me ju”, tha ai.



