Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet të dielën

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Irani pritet të nënshkruhet të dielën, duke shtuar se menjëherë pas nënshkrimit, Ngushtica e Hormuzit do të hapet për të gjithë.
“Marrëveshja është planifikuar të nënshkruhet nesër dhe menjëherë pasi të nënshkruhet, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur për të gjithë”, shkroi Trump.
Megjithatë, deklarata e presidentit amerikan bie ndesh me qëndrimin e Ministrisë së Jashtme iraniane, e cila më herët gjatë ditës sinjalizoi se marrëveshja nuk pritet të nënshkruhet të dielën.
Trump gjithashtu tha se SHBA-ja do të marrë “pluhurin e uraniumit të pasuruar” të Iranit pasi situata të qetësohet plotësisht.
Deklaratat vijnë në një kohë kur negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit për përfundimin e konfliktit dhe normalizimin e marrëdhënieve kanë hyrë në një fazë vendimtare, ndërsa vëmendja ndërkombëtare mbetet e përqendruar te e ardhmja e programit bërthamor iranian dhe siguria në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike të transportit të naftës në botë.



