Rama për protestat në Shqipëri: Gurë vijnë edhe nga Kosova dhe Tetova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një mbledhjeje të Partisë Socialiste, deklaroi se në protestat e zhvilluara në Vlorë janë përfshirë edhe persona që, sipas tij, vijnë nga Kosova dhe Tetova.
“Megjithëse në Vlorë e duan projektin dhe hallin e kanë se mos dëmtohet sezoni nga anulimet e rezervimeve për shkak të protestës, forca të ndryshme hidhen në bulevard, gurë deri edhe nga Kosova dhe Tetova dhe fshehin dorën”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare akuzoi gjithashtu opozitën dhe partitë e reja se po përpiqen të përfitojnë politikisht nga protestat, duke shtuar se me këto forca politike “nuk kemi asnjë punë”.
Megjithatë, Rama tha se ka simpati për të rinjtë që marrin pjesë në protesta dhe u shpreh i gatshëm të bisedojë me ta nëse ata e dëshirojnë një gjë të tillë.
Deklaratat e Ramës vijnë në kohën kur protestat kundër projektit në Vlorë kanë nxitur debate dhe reagime të shumta në opinionin publik.


