(VIDEO) Skandal në Zvërnec/ Roja e kishësh ndalon vizitorët të valëvitin flamurin shqiptar

Një ngjarje që shumë qytetarë po e konsiderojnë të paprecedentë është regjistruar në Manastirin e Zvërnecit, një prej simboleve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore shqiptare. Në video shihet se roja e objektit ka ndaluar vizitorët të mbanin dhe të valëvitnin flamurin kombëtar shqiptar gjatë vizitës së tyre.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, pasi bëhet fjalë për një monument që jo vetëm ndodhet në territorin shqiptar, por që konsiderohet pjesë e identitetit historik dhe kulturor të vendit. Manastiri i Zvërnecit, i ndërtuar mes shekujve XIII-XIV dhe i mbrojtur si monument kulture, vizitohet çdo vit nga mijëra qytetarë dhe turistë.
Por ajo që ka revoltuar më shumë qytetarët nuk është thjesht sjellja e rojës, por vetë fakti që në një cep të Shqipërisë, në një monument që është pjesë e historisë dhe trashëgimisë kombëtare, flamuri kuqezi trajtohet sikur të ishte një problem.



