Dorëhiqet sekretari britanik i Mbrojtjes, thotë se financimi për mbrojtjen është i pamjaftueshëm

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, duke shprehur pakënaqësi të fortë për nivelin e financimit të planifikuar për mbrojtjen e Mbretërisë së Bashkuar.

Në letrën e dorëheqjes drejtuar kryeministrit Keir Starmer, Healey rendit arritjet e mandatit të tij, përfshirë rolin udhëheqës të Britanisë në mbështetjen e Ukrainë gjatë luftës me Rusi dhe forcimin e pozicionit të vendit brenda NATO.

Megjithatë, ai thekson se financimi i parashikuar për Planin e Investimeve në Mbrojtje nuk është në përputhje me sfidat aktuale të sigurisë.

“Marrëveshja financiare për Planin e Investimeve në Mbrojtje, e cila më është paraqitur e plotë vetëm të hënën pasdite të kësaj jave, është shumë e pamjaftueshme për atë që kërkohet për mbrojtjen dhe vendin në këtë kohë të rrezikshme”, shkruan Healey.
Ai shton se, pasi kishte bërë të qartë se nuk mund të pranonte një plan që nuk garanton burimet e nevojshme për forcat e armatosura, nuk kishte alternativë tjetër përveç dorëheqjes. Në letrën drejtuar Starmerit, Healey argumenton se situata aktuale e sigurisë kërkon investime shtesë dhe paralajmëron se mungesa e fondeve mund të ketë pasoja serioze.
“Pasi ju shpjegova se nuk do të isha në gjendje të pranoja një zgjidhje që nuk u jep Forcave tona burimet që u nevojiten, tani nuk kam zgjidhje tjetër përveçse të paraqes dorëheqjen time si Sekretar i Mbrojtjes. Kjo epokë e re për mbrojtjen kërkon investime të mëtejshme. Ju nuk keni qenë në gjendje dhe Thesari nuk ka qenë i gatshëm të angazhojë burimet që kombi ka nevojë për të mbrojtur vendin në këtë kohë kërcënimesh në rritje”, shkruan ai.

Sipas Healey, pa një plan investimesh që i përgjigjet sfidave të momentit, qeveria do të detyrohet të marrë vendime që mund të ulin gatishmërinë e forcave të armatosura, të rrisin rrezikun për personelin ushtarak në operacione dhe ta bëjnë vendin më pak të sigurt.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button