“Siguria publike”, Memishi pret në takim komandantin e Stacionit Policor Tetovë, Muhamed Ademi

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka pritur në një takim pune komandantin e Stacionit Policor Tetovë, z. Muhamed Ademi. Gjatë takimit u diskutuan çështje me rëndësi që lidhen me sigurinë publike, rendin dhe qetësinë në territorin e komunës, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Komunës së Tearcës dhe organeve të policisë.
Kryetari Memishi theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërinstitucional për adresimin e nevojave dhe sfidave me të cilat përballen qytetarët, duke vlerësuar rolin e policisë në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në komunitet.
“Prita në takim komandantin e Stacionit Policor Tetovë, z. Muhamed Ademi. Gjatë takimit diskutuam për çështje që lidhen me sigurinë publike dhe bashkëpunimin institucional në interes të qytetarëve të Komunës së Tearcës”, theksoi Memishi.
Nga ana e tjetër, Ademi shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me pushtetin lokal, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe më të qetë për të gjithë qytetarët.


