Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit do të menaxhohet bashkërisht me Omanin sipas ligjit ndërkombëtar

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar të enjten se Irani dhe Omani do ta menaxhojnë së bashku Ngushticën e Hormuzit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, transmeton Anadolu.
Në deklarata të ndara nga transmetuesi shtetëror iranian IRIB, duke cituar televizionin Al Mayadeen të Libanit, Araghchi ka thënë se Irani dhe Omani, si dy shtetet që kufizohen me këtë rrugë detare strategjike, kanë “të drejtën natyrore” të koordinojnë dhe të marrin vendime për menaxhimin e saj.
Ai ka thënë se Teherani do të shkëmbejë mendime me vendet e Gjirit Persik lidhur me zhvillimet në ngushticë, por theksoi se vendimet për administrimin e saj përfundimisht do të merren nga Irani dhe Omani.
Araghchi ka shtuar se përpjekjet e të dy palëve synojnë të sigurojnë kalim të sigurt për të gjitha anijet nëpër ngushticë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Në të njëjtin intervistë, Araghchi ka thënë se komunikimi me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, vazhdon dhe se udhëzimet e tij merren “në kohën e duhur” dhe zbatohen me saktësi.
Ai ka shtuar se ekziston një konsensus i gjerë kombëtar rreth udhëheqjes së Iranit dhe se çështjet shtetërore po ecin “në një drejtim shumë të mirë”.


