Durmishi në Konferencën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë: Maqedonia ka ratifikuar të gjitha konventat për lirinë e sindikalistëve

Reforma në legjislacionin e punës dhe harmonizimi i sistemit arsimor me tregun digjital janë çështjet kryesore të prezantuara nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në Konferencën Ndërkombëtare të Punës që po mbahet në Gjenevë, përcjell TV21. Gjatë prezantimit të qëndrimeve të qeverisë, ministri Durmishi vuri theksin te roli i Këshillit Ekonomiko-Social, si organ tripartit ku kërkohet konsensus për marrëveshjet kolektive në sektorin publik. Sipas paralajmërimeve, prioritetet e ardhshme të dikasterit të ekonomisë dhe punës do të lidhen me zbatimin e masave aktive për punësimin e të rinjve, si dhe me përforcimin e mbrojtjes ligjore të të drejtave të punëtorëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button